Historia e Ajdin Asllan nga Leskoviku dhe krijimtaria e tij muzikore në SHBA

Ajdin Asllan, i njohur dhe si Ajdin Leskoviku, lindi në Leskovik më 12 mars 1895. Arriti në Nju Jork më 20 shtator 1926 dhe dy vite më pas kur bëri kërkesën e tij për tu bërë nënshtetas amerikan si rezident në Detroit, si profesion të tijin dha “muzikant”

Ai nisi një studio të pavarur muzikore për të bërë regjistrimet e tij, të quajtur Mi-Re rreth vitit 1937, por ngeci pas pesë regjistrimesh. Rinisi studion rreth vitit 1942 me ndihmën e violinistit bullgar Nicola Doneff dhe e riemërtoi studion Ballkan. Për një kohë të shkurtër partner i saj ishte fizarmonisti grek John Gianaro.

Doneff nga ana e tij e emëroi studion e tij shtesë me emrin Kaliphon, ndërsa vijojë të regjistronte ende me studion Ballkan. Një emër i tretë doli në treg, Metropolitan dhe u lançua dhe i u bë varietet me materiale greke, turke e armene duke dalë nga pjesa më e madhe e të njëjtit rreth shoqëror në Nju Jork si regjistrimet e Ballkan dhe Kaliphon por nuk është e qartë në histori se kush e kryesoi.

Ai jetonte në “Lower East Side” të Manhatanit me të shoqen Enverije, 15 vjet më e re se ai nga Korça e që kishte arritur në SHBA në vitin 1931, dhe në atë zonë bashkëjetonin hebrenjtë rusë dhe austriake dhe një komunitet i vogël shqiptar. Mbante korrespondencë me vëllain e tij në Shqipëri dhe arriti të siguronte mjeshtra të interpretuesve shqiptarë që nuk ishin më parë dhe i vendoste në SHBA nën markën e Ballkan.

Asllan përgjate viteve 1940-1950 punoi me një rrjet të interpretuesve greke, armenë, turqishtfolës në Nju Jork dhe lançoi regjistrime të bëra si në vend dhe jashtë, veçanërisht në Stamboll, duke përfshirë një shfaqje të shkëlqyer dhe të qëndrueshme të Rosa Eskenazi dhe Udi Hrant. Por, përkundër tregut të vogël për këngët në gjuhën shqipe, ai u sigurua të lançonte disqe, të regjistruara në Nju Jork dhe Tiranë, për bashkatdhetarët e tij pa e dalluar origjinën e tyre.

Të fundit që u lançuar ishin rreth viteve 1960, më shumë se 20 vjet pasi Asllan nxori disqet e tij të para. Ai vizitoi shtëpinë dhe familjen e tij në Shqipëri në vitin 1951, 25 vjet pasi ishte bërë qytetar amerikan. Vdiq në Nju Jork në tetor të 1976.

Mendohet se studioja e tij e regjistrimit nxori rreth 70 këngë në treg në gjuhën shqipe, mes viteve 1942-1949, përfshi dhe ato epirote. Ishte një kohë trazimesh të mëdha politike dhe shoqërore në Shqipëri dhe popullsia totale shqipfolëse në SHBA ishte më pak se 10 mijë.

Ndërkohë ai ka bërë dhe regjistrimin e parë të himnit të Flamurit në SHBA në vitet ’20 në kompaninë “Columbia”.