• January 23, 2021
0 Comments

Turqi/ Futbollistin Shqiptar E Krahasojnë Me Brazilianin Zhuninjo

Për mediat në Turqi, goli i parë që shqiptari Endri Çekiçi realizoi në kampionatin turk, është i krahasueshëm me realizimet e futbollistit Zhuninjo.

Braziliani Zhuninjo ka lënë gjurmë në historinë e futbollit europian me golat e tij nga distanca. Sidomos me ekzekutimin perfekt të goditjeve të dënimit.

Mesfushori i Kombëtares gjeti golin e tij të parë në Turqi ndaj Bashakshehirit duke shënuar një eurogol nga “këndi zero”.

Në Slloveni, Me Olimpija Ljubjanën, Çekiçi ka qenë protagonist i shumë golave nga distanca apo edhe nëpërmjet goditjeve standarde, ndaj edhe në Turqi ky pritet të jetë vetëm fillimi për të. Së fundmi, mediat sllovene kanë zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me transferimin e tij në Turqi.

Nga sa bëhet me dije, për Çekiçin, Ankaraguçu ka paguar vetëm 200 mijë euro, mirëpo, nga ana tjetër Olimpija Ljubjana ka ruajtur pronësinë për 50% të kartonit.

Endri Çekiçi ka lindur në Pogradec, qytet ku dhe ka nisur karrierën e tij si futbollist me ekipin e Pogradecit. Debutimin e tij të parë professional e ka pasur më 16 shkurt 2013 në moshën 16 vjeçare. Më pas ka kaluar në disa ekipe shqiptare.

Talenti i Kombëtares, e shikon kampionatin turk si një trampolinë, për të arritur në elitën e futbollit europian në një të ardhme jo shumë të largët. (DiasporaShqiptare)