Sёmundja qё po rrёnon shqiptarёt!?
Nga Dr. Asllan Tahiraj
Ky ishte titulli i njё artikulli nё njё nga mediat mё tё ndjekura nga shqiptarёt. Nё fakt ky titull tradhtonte vetveten, sepse pёrmbajtja e tij linte tё kuptohej se shqiptarёt nuk po i rrёnon sёmundja por keqmenaxhimi dhe keqtrajtimi i saj nga autoritetet pёrgjegjёse.
Nё plot 30 vjet demokraci pushtetarёt shqiptarё, pa marrё parasysh se çfarё ngjyre kanё pasur, blu apo mavi, tё kuq apo laramanё, nuk arritёn tё ngrejnё tё paktёn njё sistem shёndetsor qё i shёrben popullatёs.
Duhet ta pranojmё se pushtetarёt tanё postkomunistё, pёrveç sharjes sё dikaturёs dhe pasurimit tё tejskajshёm personal nuk kanё arritur asgjё tjetёr.
Ndoshta nuk jam aq mirё i informuar, por nuk di tё kemi njё spital shtetёror tё mirёfilltё me parametra moderne i cili ёshtё ndёrtuar nё kёto tre dekadat e fundit. Pёr spitalet shtetёrore qё kemi duhet tju jemi mirёnjohёs atyre qё i ndёrtuan nё kohёn e diktaturёs.
Qendra Spitalore Universitare e kryeqytetit shqiptar duhej tё kishte klinikat mё moderne me specialstёt mё tё mirё tё vendit. Ajo duhej tё ishte adresa e parё ku dёrgohet çdo i sёmurё rёndё i cili kёrkon njё trajtim tё specializuar, nga A-ja tek Zh-ja, madje pa patur nevojё tё dёrgohet nё asnjё vend tё botёs! Unё jam i bindur se mjekёt shqiptarё janё tё mirёpёrgatitur, ata kanё talentin dhe kapacitetin e duhur profesional tё ushtrojnё detyrёn e tyre humane.
Mё besoni kur ju them se, asnjё pacient me Covid nuk ka nevojё tё dёrgohet pёr trajtim jashtё shtetit! Tё gjithё mund tё trajtohen maksimalisht nё vend! Ёshtё paaftёsia e autoriteteve pёrgjegjёse, ose thёnё mё mirё keqmenaxhimi, babёzia dhe interesat materiale tё njё shtrese tё caktuar qё na kanё çuar nё kёtё gjendje!
Shqiptarёt paguajnё shumё shtrenjtё pёr shёndetin e tyre, ata gjobiten çdo ditё nga ‘‘spitalet (bizneset) private fitimprurёse‘‘, brenda dhe jashtё vendit. Merrni me mend se sa e “lehtё” ёshtё, qё njё familje shqiptare tё mbledhё tё paktёn 15 mijё euro para tё thata (madje deri nё 50 mijё të tilla!), nё shumicёn e rasteve tё marra borxh ose ndihma nga familjarёt dhe miqtё! E gjitha kjo bёhet pёr dёrgimin e pacientit nё njё vend ku ka spitale dhe ‘‘njё trajtim tё specializuar‘‘! A thua se vendit tonё i mungojnё specialistёt? A thua se atje ku dёrgohet pacienti bёhet ndonjё ‘‘terapi mrekulli‘‘ e panjohur pёr mjekёt shiptarё?
Nuk dua tё futem nё detaje nё mёnyrёn e trajtimit tё pacientёve me Covid 19, por kur shikon qё hapi i parё pёr tё diagnostikuar Covid 19 ёshtё CT-skaner dhe njё listё e gjatё analizash laboratorike, ndёrkohё qё nё pjesёn dёrrmuese tё rasteve mjafton njё ekzaminim klinik, një test i thjeshtё laboratorik dhe e shumta njё grafi röntgen e kraharorit, kupton se kjo që po ndodh mund tё quhet gjithçka, por jo kujdes shёndetsor profesional. Mbi 4000 euro tё harxhuara nga njё pacient nё kushte ambulante, pёr njё thes me antibiotikё (tё cilat nё rastet me Covid, jo vetёm qё nuk japin efekt por mund tё jenё tё dёmshme!), multivatmina, oksigjen etj.., kjo ёshtё njё çmenduri!
Mjekёsia falas ka mbetur vetёm njё premtim elektoral, pёr mё tepёr ky premtim ёshtё njё iluzion. Çdokush paguan pёr kujdesin shёndetsor, nё çdo vend tё botёs. Edhe shqiptarёt paguajnё, madje shumё, por ata marrin shumё pak e madje asgjё nё kёmbim tё pagesёs sё tyre. Ajo qё ka munguar dhe vazhdon tё mungojё ёshtё menaxhimi i asaj qё ata japin pёr kujdesin shёndetsor. Pёr kёtё pёrgjegjёsi mban shteti dhe jo pacientёt.
I shkruajta kёto dy fjalё, jo se pretendoj tё di diçka mё shumё se kolegёt e mi tё nderuar, por sepse u inatosa shumё kur lexova artikullin, sepse jam brengosur shumë nga ato që kam dëgjuar prej pacientёve dhe tё afёrmve tё tyre të cilët mё tregonin se çfarё po hiqnin!
Kujdesuni pёr veten tuaj! Mos i ndiqni dhe mos i besoni mё politikanёt milionerё! Kёrkoni ndryshimin dhe fillojeni vetё atё!