• March 7, 2021
0 Comments

Në përkujtim të luftës në Kosovë, nisin homazhet përkujtimore në Reçak

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Liderë institucionalë dhe të partive politike me këtë rast do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Kjo është agjenda:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 09:30)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, bëjnë homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:30)./rtklive