• April 21, 2021
0 Comments

Dua Lipa, në pritje të ëmbël?

Prej disa orësh mediat e huaja po aludojnë se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shtatzënë.

Aludimet nisën nga fotografitë e fundit në Instagramin e yllit të popit. Në mbishkrimin e tyre, Dua vendosi emojin e një biberoni me qumësht, një arush dhe një fëmijë engjëll. Kaq duhej që interneti të shpërthente nga dyshimet.

Pas komenteve, Dua u pendua dhe ndryshoi mbishkrimin e fotove duke i zëvendësuar ato me emoji zemrash të bardha. Por, ky veprim i saj ka shtuar edhe më shumë yshimet se ajo mund të jetë në një pritje të ëmbël.

25-vjeçarja është me pushime në Meksikë me partnerin e saj Anwar Hadid, 21 vjeç, me të cili ka nisur një romancë që nga vera e vitit 2019.
(A2)