• March 7, 2021
0 Comments

Laptopi i vjedhur i Pelosit dyshohet se do t’i shitej Rusisë

Forcat e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të hetojnë nëse një grua mori që kishte vjedhur laptopin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ua ofroi pajisjen agjentëve rusë.

Një agjent i FBI-së ka shpalosur hollësitë në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Riley June, e akuzuar për hyrje të jashtëligjshme në Capitol.

Plaçkitja e pajisjeve nëpër zyrat e kongresistëve ka nxitur shqetësimin e autoriteteve, pas kaosit në Washington.
Prokurori në detyrë i SHBA-së, Michael Sherwin, ka thënë se pas sulmit plaçkitësit kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.
FBI-ja me burimet e veta ka konfirmuar se Williams kishte për qëllim t’ia shiste pajisjen një miku në Rusi, që më pas t’i kalohej në duart e agjentëve të shërbimit sekret të Rusisë.

Sipas burimit të FBI-së, marrëveshja për arsye të panjohura ishte prishur porse Williamsi ende e ka në pronësi laptopin ose e ka shkatërruar atë.

Dy ditë pas pushtimit të Capitolit, përfaqësues të kryetares Pelosi kanë konfirmuar se laptopi që përdorej për prezantime ishte vjedhur nga zyra e saj.