• March 7, 2021
0 Comments

“TË LINDËSH DOKTOR DHE TË VDESËSH LYPËS”

Fillimi është i artë sepse “doktoret nuk burgosen”. Ata respektohen si uji i pakët! Një fjali e urtë, thotë; aty ku ka mjek te rinj, vareza është më e madhe ose një shprehje tjetër që e dërgon edhe më tutje kuptimin e këtij paradoksalitet, thotë; Aty ku ka mjek të dobët, duhet ndërruar qyteti. Por si do ishte sikur një doktor ti shikonte me përbuzje pacientet e tij, pacientet që punojnë me rroga mjerane siç bënin kapitalistët e vërtetë në kohën e kolerës. Ndërsa ne të besonim tek një doktor i tillë zemërarte që do të na shpetonte jetë njerezish se gjoja na qënka betuar mbi Hipokratin apo mbi sëndukun e parave të marra nga pacientet e tij me një dashamirësi te virtytshme njerezore. Duke u nisur nga këto këndvështrime nga njëra anë një mjek i tillë do të shihej si një shenjtor apo në syrin e dikujt tjerët që me shumë gjasa do të ishte një pacienti që nuk ka buxhet të mjaftueshëm për ti siguruar ilaqet mjeku do na dukej një tip modern skllavepronari. Po, po një skllavëpronar ku skllavi qytetar modestisht do t’i lutej që të kujdesej për shëndetin e tij dhe ky mjeku i famshëm do ta nderonte në maksimum duke e rrjepur qytetarisht atë ne ekonomin e tij familjare me pretekstin se na i paska dhënë jeten për së dyti. A thua: kemi ne te tille; gjakpirës për të drejtën njerezore, skllavopronar që zhvasin me vetëdije mireqenien tonë qytetare ??! Une besoj se jo, megjithese ka zëra që thonë po !!. Arsyeja e rebelimit tim është se nuk është vetëm problemi i doktorit që është i babezitur, kur doktoret tjerë politikanë kane 30 vjet që babëzinë dhe zhvasin gjithandej vëndin, duke i përdorur qytetarët me hirë a pahirë aq sa ndonjëherë i detyrojnë ata zgjedhin të largohen nga qyteti, po mbase ndonjëherë tjetër edhe duke emigruar përgjithmonë. Të gjithë duanë të jenë të nderuar, por mbi të gjithë janë ato më të babeziturit. Nuk janë vetëm doktorët që vjedhin në fakt, por edhe politikanët siç e thamë, madje edhe intelektualët janë të shitur, gazetarët dhe gjyqtarët me shumë gjasa të inkriminuar. Tani pyetja ime shtrohet se çfarë u bë me “vetingun e famshëm” që nxori 70% të prokurorëve tanë të korruptuar dhe të komprentuar dhe kush ta mendosh; Pushteti i Drejtësisë, ku pas tij vijnë gjithë të tjerët ?!. Atehere kush do të na i dënoj këta matrapaz e sharlatanë të korruptuar që luajnë me bukën e qytetarëve. Po, po sepse pikërisht ata të inkriminuarit që janë të veshur me pushtetin e gjyqsorit presin rryshfetin që të na e mundësoj lirinë me kusht dhe në fund që të dy palët të dalin të kënaqur, ndërkohë që vendin pikërisht nga ky moment të dy palët duhet ta kishin pas hekurave sepse kështu abuzojnë gjithë ata që disa shkelin mbi Betimin e Hipokratit, disa të tjerë mbi Betimin e Kushtetutës. Epo ndryshe nuk bëhet dot ky shtet !!.

Një shkrim nga Eugent Kllapi.