Kosovo Election Analysts: Problems Remain little hope for this (From Fjoralba Jeminaj) The fight against the pandemic, the vaccination of citizens in the near future and the economic recovery are dominating …
Kosovo Stronger than ever The people of Kosovo have spoken! Albin Kurti has spoken! Vetevendosje is about to transform Kosova (Kosovo)! No more suppression, no more corruption…it’s about to be an …
Kosovo Election Analysts: Problems Remain little hope for this (From Fjoralba Jeminaj) The fight against the pandemic, the vaccination of citizens in the near future and the economic recovery are dominating …
Biden encourages Vucic to recognize Kosovo US President Joe Biden has said the United States remains steadfast in its support for Serbia’s European integration, but has called for reforms and an …
PM Rama: Përmeti expects Arab investments, Emirates Crown Prince has expressed interest for tourism investments Prime Minister Rama was today in the Gjirokastra region, where he has held several meetings, among …
Skavica Hydropower Plant, Yuri Kim: Albania has potential to attract US investment US Ambassador to Albania Yuri Kim said today in a comment that Albania has the potential to attract US …
Covid-19 update; 1052 new cases and 14 losses of life in the last 24 hours The Albanian Ministry of Health said today (04.02.2021) that 3974 coronavirus tests have been performed in …
Voting only with Kosovo documents Zarko Ristic from northern Kosovo says he was provided with a Kosovo document when he planned to go to Shkodra, Albania, to visit a historic monument. …
The “Donate Books” Initiative, For Albanians Suffering From Deprivation Of Liberty Abroad Literature breaks down walls, especially in prison. Based on this, the National Agency of the Diaspora and the Publishing …
Greqia Publikon Statistikat E Investitorëve Të Huaj, Dominojnë Shqiptarët Nga Ira Londo Ministria e Jashtme të Greqisë dhe Administrata e Decentralizimit publikojnë statistikat e investitorëve emigrantë dhe tabela përbën padyshim një …
Greqia Publikon Statistikat E Investitorëve Të Huaj, Dominojnë Shqiptarët
Nga Ira Londo
Ministria e Jashtme të Greqisë dhe Administrata e Decentralizimit publikojnë statistikat e investitorëve emigrantë dhe tabela përbën padyshim një surprizë të mirë për shqiptarët. Dinamika e komunitetit shqiptar në Greqi në rritje të vazhdueshme vitet e fundit përbën një fakt të padiskutueshëm. Dikur të vuajturit, të heshturit e të braktisurit, me vullnet të hekurt e shumë durim, tashmë përbëjnë një pjesë thuajse vendimtare për ecuri e ekonomisë dhe shoqërisë greke.
Shifrat flasin vetë, krahu punëtor shqiptar inveson në sigurimet shoqërore, në të ardhurat tatimore, brezi i ri në përqindje të lartë të diplomuar e superkualifikuar, të gjitha të dhënat vërtetojnë se komuniteti gradualisht nuk thjesht rrëzon stereotipet, por fiton terren akoma dhe në sferat më të pabesueshme. Statistikat e fundit janë ndër faktorët më tregues. Kështu, në kategorinë e lejeve të qëndrimit 5-vjeçare, të ashtuquajturat Golden Visa, me investim në pasuri të patundshme 250.000 euro për vitin 2019 shtetasit shqiptarë renditen pas Kinës. Ndërsa për vitin e pandemisë 2020 renditen të parët. “Vërtet, kush grek mund ta imagjinonte këtë në vitet 90?’” një nga komentet më të përdorura sot në rrjetet sociale, nga kompetentë, juristë e aktivistë grekë për emigracionin.
Kategoria e lejes së qëndrimit 5-vjeçare për investim parashikon një procedurë realitivisht të lehtë e të shpejtë, përderisa vendimi dhe leja dalin brenda 2 muajve nga kërkesa. Konkretisht, për shqiptarët nuk kërkohet as Visa e kategorisë D, pasi udhëtojnë lirshëm për 3 muaj në Schengen. Aplikimi bëhet nga investitori ose përfaqësuesi ligjor, investimi duhet të jetë në shtëpi, tokë, hotel apo pasuri të palëvizshme, me leje qëndrimi të njëjtë pajisen dhe familjarët, ndërsa të drejtat që kanë janë akses si vendasit në sferën e shëndetësisë dhe arsimit si dhe rinovim të lejes me 5 vjet të tjera, nëse disponojnë akoma pronën e blerë.
Si u hoq taksa e kromit/ U kërkua favor për një vit. Deputetët votuan për tre vite pa taksë “Ngrirja e rentës minerare për 3 vite rresht ka përplasur sërish mazhorancën …
Si u hoq taksa e kromit/ U kërkua favor për një vit. Deputetët votuan për tre vite pa taksë
“Ngrirja e rentës minerare për 3 vite rresht ka përplasur sërish mazhorancën dhe presidentin, i cili ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Taksat kombëtare. Drafti i Financave parashikon zerimin e kësaj takse deri në fund të vitit 2023. Ndërsa, nga viti 2024 e në vazhdim aplikimi i saj do të bëhej në masën 1/3 e normës së rentës minerare.”
Por përse deputetët e mazhorancës bënë një favorizim ekstrem, klientelisht për një grup të ngushtë të kompanish minerare.
Edhe pse komisionet parlamentare kishin miratuar heqjen e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen dhe eksportohen vetëm për vitin 2021, në seancën e 17 dhjetorit në parlament u votua varianti fillestar i Financave për 3 vjet.
Sipas relacionit, ligji synon lehtësimin e procedurave ligjore për shoqëritë që ushtrojnë veprimtari minerare në vend, që në fakt përbëjnë një numër tejet të kufizuar kompanish, me 14 të tilla.
Diçka që është përdorur si argument edhe nga kreu i shtetit Ilir Meta, i cili e quan këtë ligj klientelist që favorizon vetëm kompanitë që kanë licenca operimi dhe përmes tij përjashton degë të tjera të industrisë dhe aktivitete eksportuese që janë prekur po njësoj ose edhe më shumë nga pandemia Covid-19.
Shqetësim ky i ngritur edhe në komisionet e posaçme, ku disa prej deputetëve kanë propozuar zerimin për të gjithë sektorin, teksa deputeti socialist Vullnet Sinaj shkon më tej dhe propozon rritjen e masës 25% të kësaj takse në favor të pushtetit vendor që është edhe përfituesi kryesor i saj. Diçka që është hedhur poshtë nga Financat me argumentin se ka kosto për buxhetin e shtetit.
Heqja e kësaj takse pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 500 milionë lekë, por kreu i shtetit vlerëson se analiza nuk është kryer e plotë pasi është e kufizuar vetëm në periudhën 3-vjeçare, teksa nuk bëhen të ditura rrugët si do rikuperohen humbjet.
Sipas të dhënave të Financave të ardhurat nga renta minerare për 11-mujorin e vitit të kaluar arritën në 1.6 miliardë lekë, ekuivalente me rreth 13 milionë euro.
Zonat ku zhvillohet aktiviteti minerar janë kryesisht në bashkinë Bulqizë me kromin, ku është përqendruar edhe numri më i madh i operatorëve, ndjekur nga bashkia Klos, Dibër, Pukë, Ura Vajgurore, Tropojë, Kukës, Selenicë, Mallakastër, Librazhd, Krujë, Përrenjas, Pogradec, Skrapar etj.
(Top Channel)
Sipërmarrësi Shqiptar Në SHBA: Pandemia Penalizoi Biznesin, Por Nuk Do Dorëzohem Pandemia e koronavirus ka krijuar probleme për shumë biznese. Kriza ekonomike që ka shkaktuar COVID-19 ka prekur edhe sipërmarrësin shqiptar …
Sipërmarrësi Shqiptar Në SHBA: Pandemia Penalizoi Biznesin, Por Nuk Do Dorëzohem
Pandemia e koronavirus ka krijuar probleme për shumë biznese. Kriza ekonomike që ka shkaktuar COVID-19 ka prekur edhe sipërmarrësin shqiptar në SHBA Adrian Lakja. Gazeta “Staten Island Advanc” i ka dedikuar një shkrim Adrianit, ku tregon rrugëtimin e tij deri në hapjen e një biznesi në Amerikë.
Adrian Lakja, 42 vjeç, emigroi nga Shqipëria kur ishte 17 vjeç në drejtim të Anglisë, por ai e dinte se destinacioni i tij i përhershëm do të ishte New York. Në vitin 2018 ai realizoi ëndrrën për të pasur një restorant të tijin duke hapur “Trattoria Toscana in Great Kills”.
“Kam punuar në restorante në Europë para se të vija këtu. E kam lënë Shqipërinë kur isha 20 vjeç dhe shkova në Angli, por New York ishte gjithnjë në mendjen time si një destinacion i përhershëm”, shprehet Lakja i cili prej vitit 2001 jeton në SHBA.
Pas 17 vitesh punë në restorante të ndryshme në Manhatan dhe Staten Island, erdhi dita që ai së bashku me kushëririn e tij Jimmy Lakja dhe një Ergys Kopshti, shef kuzhine hapën Trattoria Toscana.
“Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të hap një restorant me gatime italiane, sepse e njoh shumë mirë atë lloj gatimi”, tregon Lakja i cili në restorant ka përfshirë edhe muzikë live.
Gjërat po shkonin shumë mirë, por ai nuk e kishte menduar kurrë se një pandemi do të pengonte ëndrrën e tij.
“Gjithçka po shkonte shumë mirë deri më 17 mars… Kishim shumë prenotime në sallën e festave, ishim shumë të zënë. Njerëzit prinin rradhën për të rezervuar.”
Pas mbylljes nga pandemia Lakja tregon se tentuan të punojnë me shërbimin “delivery”, por gjërat nuk ishin njësoi.
“U mbyllëm në mars dhe më pas u rihapëm për të shërbyer në ambientet jashtë në qershor”, tregon Lakja.
Gjërat po përmirësoheshin në vjeshtë, por me mbylljen sërish në nëntor erdhi një goditje e madhe për biznesin.
Pavarësisht të gjithave Lakja thotë se nuk do të heqi dorë. “Do mundohem të jap maksimumin për të mbijetuar, ky është premtimi im për konsumatorët. Problemi kryesor është qeraja, duhet ta paguaj nga xhepi dhe kjo pjesë më shkakton shumë probleme. Do mundohem të bëj aq sa është e mundur duke mos u dorëzuar”, shprehej sipërmarrësi shqipar. (DiasporaShqiptare
“Connect Albania” Programi Ambicioz Për Angazhimin E Diasporës Në Vendlindje Albania” ishte fokusi i takimit të sotëm midis ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko, zv. ministrit të Ekonomisë dhe …
“Connect Albania” Programi Ambicioz Për Angazhimin E Diasporës Në Vendlindje
Albania” ishte fokusi i takimit të sotëm midis ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko, zv. ministrit të Ekonomisë dhe Financave dhe përfaqësuesve të IOM Albania (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin).
Në fjalën e tij Ministri e shtetit për Diasporën theksoi rëndësinë e këtij programi. “Për mua ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe ka qenë ndër projektet e para që unë kam diskutuar nga momenti që jam emëruar në këtë detyrë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të fokusohemi të gjithë bashkë në hapat e parë, në mënyrë që të kemi një ecuri të mirë”, u shpreh Ministri Majko.
Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia shprehu besimin se projekti do të rezultojë i suksesshëm. “Jam besimplotë se këto projekte do të ecin shumë mirë. Është shumë e rëndësiishme që agjencitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në mënyrë që puna të ecë me ritme më të shpejta”.
Ndërsa znj. Manoela Lussi, Menaxhere e Programit të Diasporës tek IOM u shpreh se do të jetë aktive dhe e gatshme në çdo kohë për të ndjekur procesin e punës në lidhje me projektin “Connect Albania”.
Programi “Connect Albania” i cili funksionon pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare do të angazhojë si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në diasporën Shqiptare e cila jeton në Itali.
Ky është një program që financohet nga AICS (Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim) dhe implementohet nga IOM Albania në bashkëpunim me Ministrin e Shteti për Diasporën.
Përmes këtij programi, Diaspora shqiptare do të tërheqë investime të huaja duke i dhënë kështu një kontribut zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri. Protagonistët e ndërmjetësimit do të marrin edhe shpërblimin financiar të suksesit të investimit.
Anëtarët e Diasporës shqiptare që duan të jenë Agjentë Zhvillimi dhe për investitorët potencialë, të cilët do të kenë mundësinë të njohin motivet e mundësitë e shumta të investimit në truallin shqiptar.
Shqipëri/ Sa Ka Ndikuar Pandemia Në Remitancat E Shqiptarëve Jashtë Vendit Pandemia i ka ulur ndjeshëm të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë …
Shqipëri/ Sa Ka Ndikuar Pandemia Në Remitancat E Shqiptarëve Jashtë Vendit
Pandemia i ka ulur ndjeshëm të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.
Metodika e Bilancit të Pagesave klasifikon si të ardhura nga puna kompensimin e punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.
Në këtë kategori punonjësish përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë, të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës. Duket se kriza ekonomike e ka ulur kërkesën për punë jashtë vendit, ndërkohë masat kufizuese kundër përhapjes së Covid-19 e kanë vështirësuar lëvizjen ndërkufitare për qëllime të punësimit sezonal. Rënia më e fortë e të ardhurave nga puna ndodhi pikërisht në tremujorin e dytë të vitit, ku shumica e ekonomive europiane ishin nën efektin e masave kufizuese.
Të ardhurat nga puna kanë qenë një burim të ardhurash në rritje të vazhdueshme deri vitin e kaluar. Veç punësimit klasik sezonal, kjo mund të lidhet me zgjerimin e punësimit në distancë, kryesisht në formën e kontraktimit të shërbimeve outsourcing. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga puna janë bërë një zë i rëndësishëm plotësues i remitancave në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente të vendit. Për 9-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga puna përbënin rreth 42% të remitancave, ndërsa këtë vit pesha e tyre në raport me remitancat ka rënë në rreth 33%.
Siç parashikohej, kriza e lidhur me pandeminë e ka përkeqësuar pozicionin e jashtë të ekonomisë shqiptare këtë vit. Deficiti i llogarisë korrente për 9 muaj arriti në 806 milionë euro, në rritje me 8.5% krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. Deficiti në mallra, që është edhe faktori me ndikimin kryesor në këtë deficit, është ulur me 8.6%, kryesisht për shkak të rënies së importeve. Por, deficiti i llogarisë korrent është rritur për shkak të rënies së të ardhurave nga shërbimet, por edhe të të ardhurave parësore, ku përfshihen të ardhurat nga puna./ Monitor
Destinacione Shqiptare/ Shpella E Trenit Apo “Gryka E Ujkut”, Histori E Lashtë Shpella e Trenit ndodhet në rrethin e Devollit e njohur edhe si “Gryka e Ujkut”, ndodhet në pjesën perëndimore …
Destinacione Shqiptare/ Shpella E Trenit Apo “Gryka E Ujkut”, Histori E Lashtë
Shpella e Trenit ndodhet në rrethin e Devollit e njohur edhe si “Gryka e Ujkut”, ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s, ajo vazhdon të studiohet edhe në ditët e sotme për vlerat e saj historike dhe natyrore.
Ka qenë vendbanim prehistorik i njeriut të lashtë, nga neoliti i hershëm deri në epokën e hekurit.
Në brendësi, shpella është e gdhendur me piktura të mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu.
Brenda shpellës gjatë verës takohen koloni prej 2000-2500 lakuriqë nate por edhe specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristike e shpellave të errëta.
Piktura e Trenit gjendet buzë liqenit të Prespës së Vogël, e bërë në faqen e shkëmbit të Spilesë, që njihet nga vendasit me emrin “Shpella e shkruar”. Ajo paraqet një skenë gjuetie ku katër kalorës me qentë e tyre ndjekin një dre. Figurat janë paraqitur në siluetë, të bëra me bojë të bardhë.
Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore.
Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj.
Mendohet se kjo shpellë ka qenë banuar që në lashtësi, gjë që vërtetohet nga pikturat murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj.
Arkeologët shprehen se shpella e Trenit dhe zona në afërsi të saj është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera në të. Por, kalaja e Trenit që shënon dhe fillimin e fortifikimeve në këtë zonë tashmë nuk ka asnjë gjurmë të mureve të saj.
Në sezonin veror, kjo shpellë vizitohet nga mjaft turistë dhe kuriozë të natyrës dhe historisë.
Vizitohen sipas rrugës automobilistike Korçë – Bilisht – Tren – Liqeni i Prespës së Vogël. (DiasporaShqiptare)
Blogeri Suedez: Ja 15 Pjatat Më Të Mira Shqiptare Një prej portaleve më të njohur të turizmit global, “Swedish Nomad”, poston rregullisht listat e tij mbi vende të ndryshëm, lista të …
Një prej portaleve më të njohur të turizmit global, “Swedish Nomad”, poston rregullisht listat e tij mbi vende të ndryshëm, lista të cilat mbahen si disa nga më të saktat dhe të besueshmet në treg. Pasi “Swedish Nomad” kryen vizitën e tij në vendin e rradhës, ai rendit pikërisht ato gjëra që i kanë lënë vërtet mbresa nga vizita. Më herët gjatë 2020 kjo faqe ka veçuar 15 plazhet më të mirë në Shqipëri, ndërsa tani sjell listën e 15 gatimeve tradicionale shqiptare që duhen provuar nga gjithkush. Ndonëse shumë prej nesh i njohim këto pjata, mbetet gjithmonë interesante të shohësh se cilat janë ato gatime të cilat vlerësohen nga vizitorët ndërkombëtarë.
Pa dyshim, lista nis me tavën e kosit, specialiteti nga Elbasani i cili i bën të gjithë për vete! Mbetet një pjatë po aq e veçanë sa edhe universale, e cila në përbërjen e saj kombinon shije po aq të papritura sa edhe të këndshme. Fërgesa tradicionale me mish mbetet një pjatë e preferuar e turistëve e po ashtu edhe e “Swedish Nomad”, i cili e rendit të dytën në listën e tij.
Disa nga specialitetet e tjera të përmendura nga blogeri janë specat me gjizë, qoftet, qifqitë, flija dhe petullat, si edhe mishi dhe perimet e skarës, pikërisht ashtu si përgatiten në restorantet shqiptare.
Nuk mund të mungojnë edhe shumë të tjera si byreku, të cilin blogeri e preferon me djath apo me spinaq, rakija, dhe ëmbëlsirat shqiptare si bakllavaja, shëndetlija dhe kabunija.
Ajo e cila na habit gjithnjë është dashuria e turistëve për fasulet, pasi kjo pjatë shërbehet shpesh në tryezat shqiptare, aq shpesh sa edhe mund të harrojmë vlerat e shijen e saj! Megjithatë, vlen të na kujtojë “Swedish Nomad” se vërtet kuzhina shqiptare, e restorantit dhe e tryezës së shtëpisë, mbetet një nga më të mirat në botë! (DiasporaShqiptare)
Diaspora Thyen Rekordin E Dërgesave, Deri Në Nëntor Solli 900 Mln Euro Shtetasit shqiptarë të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit pavarësisht pandemisë COVID-19, kanë vazhduar të dërgojnë para në Kosovë. Të …
Diaspora Thyen Rekordin E Dërgesave, Deri Në Nëntor Solli 900 Mln Euro
Shtetasit shqiptarë të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit pavarësisht pandemisë COVID-19, kanë vazhduar të dërgojnë para në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin nëntor 2020, tregojnë se Diaspora ka dërguar rreth 14 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.
Për këtë muaj, në Kosovë u sollën 87.2 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 72.4 milionë euro.
Duke krahasuar periudhën dhjetë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 104.2 milionë euro më shumë, apo në total 883.3 milionë euro.
Gjermania është shteti nga ku dërgohen më shumë para në drejtim të Kosovës.
Në tremujorin e tretë të vitit 2020, rezulton se nga Gjermania kanë ardhur 40.8 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 24.4 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.2 për qind.
Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 18.1 për qind më e madhe se në vitin paraprak.
BQK thotë se, rritja e dërgesave është dyfishuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, me përjashtim të muajit mars 2020 dhe prill 2020 kur shënoi rënie.(DiasporaShqiptare)
Pikat turistike të Librazhdit ‘ftesë’ vizitorëve për t’i shijuar Në fillimet e kristianizmit disa njerëz ia kushtuan jetën e tyre Jezu Krishtit duke imituar atë dhe shumë prej tyre duke mësuar …
Pikat turistike të Librazhdit ‘ftesë’ vizitorëve për t’i shijuar
Në fillimet e kristianizmit disa njerëz ia kushtuan jetën e tyre Jezu Krishtit duke imituar atë dhe shumë prej tyre duke mësuar nga fryma e shenjtë u bën eremitë. Nuk dihet mirë se kur ka mbërritur në vendin tonë ermeitët e parë të krishterë, por studiuesi Neritan Ceka në librin e tij Ilirët shkruan se disa murgj të persekutuar gjatë periudhës të sundimit të perandorit Bizantin i V u vendosën në trevat shqiptare, kryesisht në trevat e Librazhdit.
Destinacioni ynë këtë radhë është pak i pazakontë, pasi kemi ecur 30 minuta në këmbë në një shteg arritëm këtu në një shpellë eremite që është më e madhja në vend. Por nuk do të jemi vetëm këtu do zbresim dhe do vizitojmë edhe disa pika të tjera piktoreske të Librazhdit.
Koshorishti është njëri nga fshatrat e Librazhdit thuajse i braktisur, vetëm në tre shtëpi të tij banojnë ende njerëz. Dielli na bie si saç mbi kokë teksa ecim në shpatën e malit e sa më lart ngjitemi aq më tepër dëgjohet gurgullima e lumit.
Pamja që shpella ofron është mahnitëse. Albert Kaleci administrator i Fushë-Studen na shpjegon më shumë detaje rreth kësaj pikture të jashtëzakonshme të Marias dhe birit të saj Jezusit.
“Kemi të bëjmë me një pikturë murale diku 1000 vjeçare. Ajo që pasqyrohet në këtë pikturë është e ndarë në dy rrathë unazorë, po ti shikojmë kemi rrethin e vogël unazor që është piktura e Krishtit, pra në moshë të rritur. Ndërkohë në unazën e madhe është Shën Mëria, piktura e Shën Mërisë”,-tregon zoti Kaleci.
Pas shpellës së vjetër marrim rrugën për të shkuar në Librazhd dhe për ta takuar kryetarin e qytetit në juglindje të vendit Kastriot Gura, i cili na tregon detaje interesante për zonën që drejton.
“I gjithë territori I bashkisë Librazhd është në një farë mënyre atraksion turistik. Së pari ne kemi parkun Shebenik-Jabllanicë, i cili është një nga parqet më të mëdhenj në vend. Gjithashtu ne kemi lumin Shkumbin I cili përveç se bukurisë natyrore që ka këtë vit është një grup të rinjsh nga qytetit i Elbasanit kanë lundruar në të duke bërë rafting dhe nga ana tjetër ne kemi pyje të mrekullueshëm, janë pyjet e Polsit, pyjet e Dardhës etj”,-thotë kryebashkiaku.
Librazhdi është vendi ku ndahet toskëria me gegërinë dhe urë lidhëse e disa vende të tjera të Shqipërisë. Historiani Shaban Gjurra flet me shumë passion për historinë e qytetërimeve aty.
“Librazhdi si toponim është jashtëzakonisht i vjetër dhe është përmendur për herë të parë nga autorë grek Libaros që do të thotë portë e hapur. Ky është një toponim që vjen vetë nga pozicioni gjeografik i Luginës së Shkumbinit edhe nga ajo kohë dhe deri në shekullin e XV, në vitin 1467 në dokumente, në defter turk ai përmendet si një toponim në të njëjtin emër, vetëm thuhet Liburazhd me 33 familje i pozicionuar në këtë vend ku jemi sot”,- tregon për Destiancion zoti Gjurra.
Librazhdi është i pasur nga aspekti muzikor dhe etnografik.
Udhëtimit tonë i erdhi fundi dhe kulinarinë e zonës vendosëm ta provojmë në Fushë-Studen, pasi rrugës përgjatë saj do shohim dhe kullat historike të punuar prej mjeshtrave Gollobordas të asaj zone. Ato janë katër katëshe dhe kanë arkitekturë karakteristike të shekullit XVII dhe XIX. Në ato jetonin familje të mëdha deri në 60 vetë, ndërsa më I madhi në moshë drejtonte punët e përditshme.
Ju sugjerojmë të shkoni dhe vizitoni këtë atraksion turistik.
(EuroNews)