
Serbët nuk “heqin dorë” nga Kosova
Serbët nuk “heqin dorë” nga Kosova Gjysma e qytetarëve të Serbisë mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi 90 për qind nuk presin asnjë dobi nga ky proces, kurse gati një …
Kosovo Election Analysts: Problems Remain little hope for this (From Fjoralba Jeminaj) The fight against the pandemic, the vaccination of citizens in the near future and the economic recovery are dominating …
Kosovo Stronger than ever The people of Kosovo have spoken! Albin Kurti has spoken! Vetevendosje is about to transform Kosova (Kosovo)! No more suppression, no more corruption…it’s about to be an …
Kosovo Election Analysts: Problems Remain little hope for this (From Fjoralba Jeminaj) The fight against the pandemic, the vaccination of citizens in the near future and the economic recovery are dominating …
Biden encourages Vucic to recognize Kosovo US President Joe Biden has said the United States remains steadfast in its support for Serbia’s European integration, but has called for reforms and an …
PM Rama: Përmeti expects Arab investments, Emirates Crown Prince has expressed interest for tourism investments Prime Minister Rama was today in the Gjirokastra region, where he has held several meetings, among …
Skavica Hydropower Plant, Yuri Kim: Albania has potential to attract US investment US Ambassador to Albania Yuri Kim said today in a comment that Albania has the potential to attract US …
Covid-19 update; 1052 new cases and 14 losses of life in the last 24 hours The Albanian Ministry of Health said today (04.02.2021) that 3974 coronavirus tests have been performed in …
Voting only with Kosovo documents Zarko Ristic from northern Kosovo says he was provided with a Kosovo document when he planned to go to Shkodra, Albania, to visit a historic monument. …
The “Donate Books” Initiative, For Albanians Suffering From Deprivation Of Liberty Abroad Literature breaks down walls, especially in prison. Based on this, the National Agency of the Diaspora and the Publishing …
Serbët nuk “heqin dorë” nga Kosova Gjysma e qytetarëve të Serbisë mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi 90 për qind nuk presin asnjë dobi nga ky proces, kurse gati një …
Serbët nuk “heqin dorë” nga Kosova
Gjysma e qytetarëve të Serbisë mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi 90 për qind nuk presin asnjë dobi nga ky proces, kurse gati një e katërta vlerësojnë se dialogu i deritashëm nuk ka ndryshuar asgjë në praktikë. (Koha)
Këto janë gjetjet e hulumtimit që ua ka prezantuar mediave Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë, përcjell N1.
Prishtinë: 16 të vdekur dhe 626 raste të reja me COVID-19 Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra …
Prishtinë: 16 të vdekur dhe 626 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive.
Brenda kësaj periudhe janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 39,057 raste nga 142,769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,005 raste të vdekjes.
Janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24,427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,625.
Rastet pozitive janë nga Komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë. /Telegraf
Për 28 Nëntor, Osmani i ndan “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit Ushtruesja e detyrës së presidencës, Vjosa Osmani, në nderë të festës së 28 Nëntorit, ka ndarë “Urdhrin e Lirisë”, Rifat …
Për 28 Nëntor, Osmani i ndan “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit
Ushtruesja e detyrës së presidencës, Vjosa Osmani, në nderë të festës së 28 Nëntorit, ka ndarë “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se liria e një populli merr kuptimin kur secili në mënyrën e vetë kontribuon në arritjen e të drejtave elementare.
Osmani ka shkruan se Rifat Jashari është vetëm njëri nga anëtarët e familjes Jashari, i cili ishte krah rezistencës së kësaj familje që vuri themelet e lirisë së Kosovës.
“Ai ishte aty më 30 dhjetor të vitit 1991, kur bashkë me Ademin e Hamzën, rezistuan ndaj sulmit të forcave serbe, të bindur se liria nuk ka kusht. Në të njëjtën vazhdë, më 22 janar, 1998, në sulmin e forcave serbe është plagosur vajza e Rifatit, Iliriana. Teksa në mars të vitit 1998, në mesin e anëtarëve të familjes Jashari vritet gruaja e Rifatit bashkë me tri vajzat e tij”, thotë tutje.
“Por, kjo nuk është e tëra që bëri Rifati për lirinë e vendit. Ai është shenja më tipike e gjallë e Shaban Jasharit, komandant Adem Jasharit dhe Hamzës. Ai është vazhdimësia e përpjekjes për liri dhe për një Kosovë siç e deshën të gjithë të rënët e familjes Jashari e më gjerë”, shprehet Osmani.
Më tej thotë se me mesazhet e tij, Rifati prej kohësh është shndërruar në një zë të familjes Jashari që thërret për unitet për ta bërë Kosovën siç duam.
“Prandaj sot, më 28 nëntor, në këtë festë të të gjithë shqiptarëve dhe në ditëlindjen e komandantit legjendar, kam vendosur t’i ndajë Urdhrin e Lirisë, bacës Rifat Jashari. Akordimi i Urdhrit të Lirisë për Rifat Jasharin është nderim ndaj jo vetëm atij si një trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të tjerë të rënë, por mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë sa herë që i jepet rasti ta ngrisë zërin për unitet e bashkim rreth vlerave të lirisë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi
Deklarata e Nënës se Ushtarit serb dridh Specialen Deklarata e Nënës se Ushtarit serb dridh Specialen. Ku thotë po të ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës që bën krime m’i kishte vrarë …
Deklarata e Nënës se Ushtarit serb dridh Specialen
Deklarata e Nënës se Ushtarit serb dridh Specialen. Ku thotë po të ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës që bën krime m’i kishte vrarë këta dy djemtë e mi, që i shihni në foto.
“Po, Ushtria Çlirimtare i zuri dhe i liroi dhe unë sot po jetoj me ta në Gjermani. Ndoshta nesër do renditem ne Krahun e Ushtrisë Çlirimtare kundër Gjykatës Speciale. Ata mbrojtën shtëpitë e tyre, ndërsa Millosheviqi erdhi e mi mori djemtë me dhunë dhe mi dërgoi në Kosovë, po falë zotit dhe Ushtrisë Çlirimtare, ata sot jetojnë të lirë në Bayern të Gjermanisë”, shkruan Ruzha Drashiq.
Vazhdon të “skuqet” Kosova, tri komuna i shtohen zonës së rrezikshme për COVID-19 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për ndarjen e komunave sipas zonave dhe numrit të infektimeve.MSh njofton se nga …
Vazhdon të “skuqet” Kosova, tri komuna i shtohen zonës së rrezikshme për COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për ndarjen e komunave sipas zonave dhe numrit të infektimeve.MSh njofton se nga sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave lidhur me COVID-19, sipas numrit të infektuarve në 100 000 banorë brenda një jave.Sipas ministrisë, ky kategorizim do të rishikohet më 4 dhjetor 2020, varësisht nga numri i rasteve pozitive në 100 000 banorë.Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Në këtë zonë janë 21 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe GraçanicaNë zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Në këtë zonë janë 15 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.
Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna: Dragashi dhe Novobërda
Kosova dhe Serbia dakortohen per pezullimin e vizitave Kosova dhe Serbia javën e kaluar kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të …
Kosova dhe Serbia dakortohen per pezullimin e vizitave
Kosova dhe Serbia javën e kaluar kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku dyshohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo marrëveshje, sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, u bë menjëherë, pasi autoritetet në Prishtinë refuzuan kërkesën për vizitë të zyrtarëve të lartë serbë.
Kosova dhe Serbia javën e kaluar kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku dyshohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo marrëveshje, sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, u bë menjëherë, pasi autoritetet në Prishtinë refuzuan kërkesën për vizitë të zyrtarëve të lartë serbë.
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar
se është arritur një pajtim i mirëbesimit, por nuk ka saktësuar për çfarë palët kanë rënë dakord.
“Ne nuk komentojmë marrëveshje diplomatike apo të mirëkuptimit, të cilat i ka ndërmjetësuar BE-ja me apo mes partnerëve tanë. Por, në këtë rast konkret, mund të konfirmoj, pa hyrë në detaje, se ne kemi ndërmjetësuar një mirëkuptim të tillë mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me vizitat e ndërsjella”, ka deklaruar Stano.
Mësohet se marrëveshja u arrit përmes përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ai parashikoi që palët të përmbahen nga kërkesa për vizita në Serbi ose Kosovë.
Nga varreza në Serbi deri te vendi i krimit të luftës në Kosovë Iva Martinoviq Gurorja “Kizhevak“ në Komunën e Rashkës, në afërsi të kufirit me Kosovën, është lokacioni i pestë …
Nga varreza në Serbi deri te vendi i krimit të luftës në Kosovë
Iva Martinoviq
Gurorja “Kizhevak“ në Komunën e Rashkës, në afërsi të kufirit me Kosovën, është lokacioni i pestë në Serbi, në të cilin janë gjetur mbetjet mortore, siç dyshohet, të civilëve shqiptarë të vrarë gatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.
Ende nuk dihet se sa është numri i trupave që janë gjetur në këtë vend, më 16 nëntor. Dy ditë më vonë, Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e tyre. Se kur do të fillojë zhvarrimi “do të përcaktohet më vonë”, i është thënë Radios Evropa e Lirë nga kjo gjykatë.
Që nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë, në 4 lokacione janë gjetur varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.
Sipas të dhënave të Zyrës për pesona të zhdukur të UNMIK-ut, në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa. Të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, janë gjetur 61 trupa. Në liqenin Peruqac, në vitin 2001, është zbuluar varrezë masive me 84 trupa.
Për herë të fundit, varrezë masive është zbuluar në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë. Aty janë gjetur mbetjet mortore të 52 personave.
Osmani: Pranimi i fajit, kërkimfalja dhe drejtësia – parakushtet për fqinjësi të mirë Pranimi i fajit, kërkimfalja dhe vendosja e drejtësisë janë tri parakushtet për stabilitet, fqinjësi të mirë dhe paqe …
Osmani: Pranimi i fajit, kërkimfalja dhe drejtësia – parakushtet për fqinjësi të mirë
Pranimi i fajit, kërkimfalja dhe vendosja e drejtësisë janë tri parakushtet për stabilitet, fqinjësi të mirë dhe paqe të paqëndrueshme me Serbinë, ka thënë ushtruesja e detyrës së postit të presidentes, Vjosa Osmani, në një reagim për gjetjen e mbetjeve mortore në një lokacion në Serbi ditë më parë.
Osmani në një postim në Facebook ka thënë se politika e ka obligim njerëzor e human që të ngrejë këtë çështje për viktimat dhe familjet e tyre. (Koha
Në konferencën statusore apo të ecurisë së çështjes pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi nën akuzat …
Në konferencën statusore apo të ecurisë së çështjes pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka kërkuar që gjykimi nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisë jo më herët se në verën e vitit 2022. Gjatë kësaj seance, mbrojtja paralajmëroi se do të aplikojë për lirim me kusht të të pandehurve.
Kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, deputetit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.
Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hooper dhe ai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, thanë se ju duhen të paktën 18 muaj që të kryejnë hetime, në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen.
Emmerson tha se mendon se gjykimi mund të zgjasë deri në dy vjet.
Hooper poashtu e quajti “absurde” pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që gjykimi të nisë në qershor të vitit 2021. Ai tha se mbrojtjes i duhet që të ketë qasje në një aktakuzë që ka shkallë më të vogël të redaktimit dhe “materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”.
Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit Venkateswari Alagendra dhe ai i Rexhep Selimit, David Young po ashtu thanë se iu duhet kohë e mjaftueshme që të mund të kryejnë hetime të thella.
Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit si dhe Salih Mustafës. Këta akuzohen për krime lufte dhe krime …
Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit si dhe Salih Mustafës. Këta akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Hetimet ndaj këtyre ish-pjesëtareve të UÇK-së, i ka kryer një grup prokurorësh me karrierë të gjatë në hetime penale, sidomos krime të luftës, krime kundër njerëzimit, si dhe veprave të tjera penale që lidhen me korrupsionin dhe trafikimin me njerëz.
Disa prej prokurorëve që janë paraqitur deri më tani në gjykatore kanë punuar më parë në Kosovë. Disa prej tyre kanë hetuar ish-pjesëtarë të UÇK-së për afera korruptive, si dhe vrasje.
Por, kush janë këta prokurorë?
Jack Smith
Prokuror i Specializuar
Jack Smith u emëruar në postin e Prokurorit të Specializuar në shtator të vitit 2018.
Smith ka një karrierë të gjatë në hetimin e krimeve të profilit të lartë politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga viti 2008 deri më 2010, Smith ishte koordinator për hetime në Zyrën e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN).
Në këtë pozitë, ai mbikëqyri hetime delikate të zyrtarëve të qeverive të ndryshme dhe të milicisë, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Nga 2010-2015 drejtoi seksionin për integritet publik në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ku mbikëqyri procedimin e çështjeve të ndërlikuara për korrupsion publik anembanë Shteteve të Bashkuara.
Prej 2015 deri 2017 veproi si ndihmësprokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për rajonin e mesëm në Tenësi.
Derisa punonte në Uashington, Smith mbikëqyri çështjet e korrupsionit kundër ish-guvernatorit të Virxhinias, Bob McDonnell, ish-anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Rick Renzi, dhe kryetarit të Asamblesë së Nju Jorkut, Sheldon Silver.
Alex Whiting
Zëvendës i Prokurorit të Specializuar
Whiting është shef i hetimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ka një përvojë të gjatë në fushën e ndjekjeve penale duke përfshirë periudhën e punës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë.
Whiting ka hetuar edhe më herët ish-pjesëtarët e UÇK-së. Këtë e ka bërë nga viti 2002 deri më 2007 ku ishte prokuror kryesor në rastin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, Isak Musliut, dhe Haradin Balajt.
Po ashtu, në kuadër të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Whiting, ishte prokuror kryesor edhe në rastin ndaj ish-liderit të serbëve të Kroacisë, Millan Martiq dhe Dragomir Millosheviqit, i dënuar me 35 vjet për bombardimin e Sarajevës.
Në SHBA, Whiting ka mbajtur pozita të rëndësishme ku kryesisht ka hetuar çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Alan Tieger
Prokuror kryesor në rastin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi.
Alan Tieger është Prokuror i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me shtetësi amerikane dhe përvojë të gjerë si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Tribunalin Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.
Tieger është marrë me hetimin e krimeve në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Ka qenë prokuror kryesor në raste shumë të rëndësishme në proceset gjyqësore ndaj gjeneralit kroat, Ante Gotovina, liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiqit, Momçillo Krajishnikut, Darko Mërgjas dhe Biljana Pllavshiqit.
Po ashtu, Tieger ka qenë i përfshirë në gjykimin e rastit të Dushko Tadiqit si dhe në çështjen gjyqësore të Ratko Mlladiqit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.
Tieger ka punuar po ashtu si prokuror federal në Seksionin Penal të të Drejtave Civile në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara nga viti 1987 deri më 1994, ku procedoi çështje të dhunës racore dhe brutalitetit policor në të gjithë vendin.
David Harbach
Prokuror
Harbach u pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtator të vitit 2019, ku ushtron pozitën e prokurorit.
Ai ka një karrierë të gjatë të punës në SHBA.
Një prej pozitave të tij më të rëndësishme është ajo e Prokurorit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, në vitet 2014 dhe 2015 ka qenë këshilltar i Posaçëm i Drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve – (FBI) në Uashington.
Valeria Bolici
Prokurore në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt
Për disa vjet, Bolici ka punuar për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – (EULEX).
Ajo njihet sidomos për rastin gjyqësor të njohur si “Medicus”, ku të dyshuarit akuzoheshin për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar dhe lëndim të rëndë trupor.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku më pas u transferuan në qendrën e ndalimit në Hagë.
Gucati e Haradinaj akuzohen “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
Cezary Michalczuk
Prokuror në rastin Salih Mustafa
Prokurori Cezary Michalczuk është i njohur për publikun kosovar, pasi ka punuar për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit – (EULEX).
Michalczuk ishte prokuror në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës” ku të akuzuar ishin Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli.
Në këtë rast, Michalczuk udhëhoqi hetimet pas largimit të prokurorit italian, Maurizio Salustro.
Michalczuk ka udhëhequr hetimet për dyshimet për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës – (KEK), si dhe ngriti aktakuzën ndaj ish-prokurorit Special të Kosovës, Nazmi Mustafi, në vitin 2012.
Andrew Carney
Prokuror
Andrew Carney, po ashtu, ka qenë pjesë e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit – (EULEX).
Carney, sa ishte prokuror i EULEX-it, arriti që ta dërgonte para gjykatës Enver Sekiraqën, i cili u akuza për shtytje në vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.
Këtë rast, Carney e trashëgoi nga një koleg i tij, porse pavarësisht kësaj, arriti që ta bindë gjykatën se Sekiraqa ka shtyrë një person për të vrarë policin Riza.
Në gjykimin e parë, Riza u dënua me 37 vjet burgim. Ky rast më vonë shkoi në rigjykim dhe Sekiraqa u dënua me 30 vjet burgim.
Silvia D’Ascoli
Prokurore
D’Ascoli është juriste italiane dhe prokurore në fushën penale ndërkombëtare.
Nga viti 2007 deri 2016, ka punuar në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, si dhe ka qenë e përfshirë në hetimet ndaj gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.
Përveç këtyre prokurorëve, në kuadër të Prokurorisë së Specializuar ka edhe prokurorë të tjerë, mirëpo ata ende nuk janë paraqitur para gjykatës.