• May 12, 2021
0 Comments

Makolli: Mendojmë se në Serbi ka ende varreza masive

Në këtë lokacion gjenden eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë konfliktit në Kosovë, të cilët janë transferuar këtu për të mbuluar krimin”, deklaroi të premten Ibrahim Makolli, kreu i Grupit punues të delegacionit të Kosovës për Personat e Zhdukur, gjatë një vizite të vendit ku po bëhen gërmime të mbetjeve mortore në varrezën masive në Kizhevak, afër Rashkës në Serbi.

Në një deklaratë për media, ai tha se procesi duhet të mbrohet nga politizimi.

“Kjo është një çështje humanitare dhe ne do ta trajtojmë në atë mënyrë, por ata që i kanë kryer këto krime duhet të marrin dënimet e merituara,” tha Makolli.

Përveç Makollit, në këtë vend ishin prezent edhe shefi i delegacionit të Beogradit, Velko Odalloviq, dhe kryetari i Grupit të Punës, Fabian Bourdieu.

Ata vizituan Kizhevakun në Serbinë Jugperëndimore, ku u gjetën eshtrat e civilëve për të cilët dyshohet se janë shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë më 1999, përkatësisht në mes të nëntorit të atij viti.

Makolli tha se beson se ka vende të tjera në Serbi me varreza masive të mundshme.

Sipas tij, hulumtimi i përbashkët ka konfirmuar se janë edhe dy vendndodhje të varrezave masive të mundshme në Serbi – afër Novi Pazarit dhe Sjenicës.

“Shpresoj se xhirimet nga ajri do të ndihmojnë në lokalizimin e atyre vendeve dhe se do t’i shqyrtojmë në të ardhmen së bashku me përfaqësuesit e Serbisë,” tha Makolli. (
Iva Martinoviq & Ognjen Zoriq)