• August 3, 2021

Zvicër/ Futbollistët Shqiptarë I Dhurojnë Fitoren Zyrihut

Zyrihu ka fituar bindshëm në ndeshjen ndaj Lozanës në kuadër të superligës së Zvicrës duke shënuar rezultatin e pastër 4-0.

Shqiptarët kanë shkëlqyer në këtë ndeshje, ku Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli kanë shënuar gol. Ndërsa Benji asistoi te goli i Aiyegunit në minutën e 28-të, aksion që erdhi nga këmbët e Fidan Alitit, që e gjeti mirë Benjin.

Pas këtyre tri pikëve, Zyrihu është në vendin e tretë me 14 pikë pas nëntë ndeshjeve, ndërsa Lozana renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë. (GDSH)

Author

admin@nacionalalbania.al