• May 12, 2021
0 Comments

“Connect Albania” Programi Ambicioz Për Angazhimin E Diasporës Në Vendlindje

Albania” ishte fokusi i takimit të sotëm midis ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko, zv. ministrit të Ekonomisë dhe Financave dhe përfaqësuesve të IOM Albania (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin).

Në fjalën e tij Ministri e shtetit për Diasporën theksoi rëndësinë e këtij programi. “Për mua ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe ka qenë ndër projektet e para që unë kam diskutuar nga momenti që jam emëruar në këtë detyrë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të fokusohemi të gjithë bashkë në hapat e parë, në mënyrë që të kemi një ecuri të mirë”, u shpreh Ministri Majko.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia shprehu besimin se projekti do të rezultojë i suksesshëm. “Jam besimplotë se këto projekte do të ecin shumë mirë. Është shumë e rëndësiishme që agjencitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në mënyrë që puna të ecë me ritme më të shpejta”.

Ndërsa znj. Manoela Lussi, Menaxhere e Programit të Diasporës tek IOM u shpreh se do të jetë aktive dhe e gatshme në çdo kohë për të ndjekur procesin e punës në lidhje me projektin “Connect Albania”.

Programi “Connect Albania” i cili funksionon pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare do të angazhojë si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në diasporën Shqiptare e cila jeton në Itali.

Ky është një program që financohet nga AICS (Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim) dhe implementohet nga IOM Albania në bashkëpunim me Ministrin e Shteti për Diasporën.

Përmes këtij programi, Diaspora shqiptare do të tërheqë investime të huaja duke i dhënë kështu një kontribut zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri. Protagonistët e ndërmjetësimit do të marrin edhe shpërblimin financiar të suksesit të investimit.

Anëtarët e Diasporës shqiptare që duan të jenë Agjentë Zhvillimi dhe për investitorët potencialë, të cilët do të kenë mundësinë të njohin motivet e mundësitë e shumta të investimit në truallin shqiptar.

Për të njohur më shumë mund të shikoni në linkun:

CONNECT ALBANIA

(DiasporaShqiptare)