• August 3, 2021

Librazhd / Emigrant fellow villagers finance the construction of the house of the 43-year-old sick man (PHOTO

Një 43 vjeçar nga Çerçani i Njësisë Administrative Hotolisht i Librazhdit që vuan nga disa sëmundje jeton i vetëm prej vitesh në një banesë tejet të shkatërruar ku çfarë bie jashtë futet brenda .

43 vjeçari ,Ilmi Alliu është duke u përballur me përkeqësimin e shëndetit dhe me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike në këto ditë me mot të acartë kur i ftohti nuk përballohet as në një banesë me kushte të mira .

Të afërmit e tij prej kohësh kanë këmbëngulur që ai të sistemohet në shtëpitë e tyre , por ai i ka refuzuar, edhe pse të gjitha të këqijat e kësaj bote i janë mbledhur për rreth .Së fundi këtyre problemeve i janë shtuar edhe gjendja jo e mirë e shëndetit mendor.

Keq ardhja e të afërmve dhe e bashkëfshatarëve ka bërë që një grup të rinjsh emigrantë nga Çerçani i Njësisë Administrative Hotolisht i Librazhdit të mblidhen dhe të marrin vendimin që të mbledhin nga kursimet e tyre dhe ti dhurojnë sasinë e parave që duhen për ti ndërtuar një shtëpi të re komode.

balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

BW FLASH NEWS

COVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT: 7 HUMBJE JETE DHE 474 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDITPREVIOUSNEXT

Një 43 vjeçar nga Çerçani i Njësisë Administrative Hotolisht i Librazhdit që vuan nga disa sëmundje jeton i vetëm prej vitesh në një banesë tejet të shkatërruar ku çfarë bie jashtë futet brenda .

43 vjeçari ,Ilmi Alliu është duke u përballur me përkeqësimin e shëndetit dhe me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike në këto ditë me mot të acartë kur i ftohti nuk përballohet as në një banesë me kushte të mira .

Të afërmit e tij prej kohësh kanë këmbëngulur që ai të sistemohet në shtëpitë e tyre , por ai i ka refuzuar, edhe pse të gjitha të këqijat e kësaj bote i janë mbledhur për rreth .Së fundi këtyre problemeve i janë shtuar edhe gjendja jo e mirë e shëndetit mendor.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
Keq ardhja e të afërmve dhe e bashkëfshatarëve ka bërë që një grup të rinjsh emigrantë nga Çerçani i Njësisë Administrative Hotolisht i Librazhdit të mblidhen dhe të marrin vendimin që të mbledhin nga kursimet e tyre dhe ti dhurojnë sasinë e parave që duhen për ti ndërtuar një shtëpi të re komode.

Ata e kanë depozituar shumën e nevojshme të parave në numrin e tij të llogarisë dhe gjatë fundjavës të gjithë së bashku kanë filluar hapjen e themeleve të shtëpisë së re të 43 vjeçarit .Nazmi Alliu , vëllai i 43 vjeçarit të sëmurë është më i lumtur se kurrë ndonjëherë në jetën e tij që më së fundi do ketë një çati për të vëllain e sëmurë që jeton në vetmi.

Ndërkohë që bashkëfshatarët e tij , emigrantë me moshë mjaft të re jo vetëm që kanë financuar ndërtimin, por do ndjekin punimet dhe do qëndrojnë derisa shtëpia e re dedikuar 43 vjeçarit Ilmi Alliu të përfundojë , të mobilohet dhe ai të sistemohet e të jetojë në kushte normale.

“Do ndjehemi mjaft të lumtur kur të mbarojë kjo shtëpi e vogël, por e bërë me dashuri të madhe për Ilmiun që ne e duam shumë .Ndjehemi keq që nuk e morëm një iniciativë të tillë më herët. Por rëndësi ka që ai pas pak kohe do të ketë shtëpizën e tij të ngrohtë. Tani do kujdesimi edhe për shëndetin e tij, derisa të shërohet”, premtuan djemtë e mrekullueshëm të Çerçanit, duke dhënë një shembull të shkëlqyer të solidaritetit dhe europianizmit të tyre .

(d.xh/ Balkanweb)