• August 3, 2021

Diaspora/Jam rikthyer për të kontribuar për vendin tim. Të emigroj sërish opsion jo primar…

Lulzim Baumann ka kryer studimet baxhelor në Agro-Mjedis edhe Ekologji ne Universitetin Bujqesor të Tiranës.

Më tej, ai është ka kryer studimet master shkencor ne Planifikim Mjedisor ne Universitetin Teknik te Berlinit ku është specializuar edhe ne fushën e Menaxhimit te Mbetjeve. Fushat e tij të ekspertizës janë: Menaxhimi i Mbetjve me fokus ne vendet ne zhvillim e sipër, Pastrimi i Lumenjve, Ndërgjegjësimi për Mbrojtjen e Mjedisit, etj.

Ai ka jetuar në Gjermani ku është formuar nga ana akademike dhe profesionale duke bashkëpunuar me organizata mjedisore ndërkombëtare, kompani private edhe agjenci shtetërore. Pas kthimit në Shqipëri, ka punuar me organizata mjedisore dhe së fundmi si pedagog pranë Universitetit Bujqësore të Tiranës si Profesionist i Kthyer nga diaspora me programin e GIZ-CIM „Migracioni dhe Diaspora“.

Detyrat kryesore ishte mësimdhënia edhe përfshirja e studente në një studim praktik “Pastrimi i Lumit te Ishmit nga Mbetjet”. Ai është edhe themelues i organizate “ENFORCE: Engineers for Cooperation and Environment” ku së bashku me 33 eksperte të tjerë është angazhuar në mbrojtjen edhe përmirësimin e mjedisit në Shqipëri.

Autore e Diaspora : Ledja Liku / TCH