• May 12, 2021
0 Comments

Rrugëtimi i Ismail Qemalit/ Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar në 177 vjetorin e lindjes

Në përkujtim të 177 vjetorit të lindjes së Ismail Qemalit Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me gjimnazin Ismail Qemali, organizojnë një ekspozitë nën emrin “Rrugëtimi Historik I Ismail Qemalit”

Në nder të Ismail Qemalit dhe kontributit të tij të posatshëm për kombin shqiptar, kjo ishte një formë kujtese.

“Koha në të cilin lindi dhe jetoi, kultura dhe arsimi që kishte, kalimi I një pjese të jetës në internim.Titujt e ndryshëm që mori në shërbim të Perandorisë Osmane. Dashuria per vendlindjen si dhe një kujtesë për t’I shërbyer lirisë dhe pavarësisë së atdheut I dhanë Ismail Qemalit aftësinë që të arrinte realizimin e aspiratës që kishte dëshiruar për popullin e tij. Ngritjen e flamurit kombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë”.

Në veprimtarinë e tij politike dhe diplomatike Ismail Qemali u radhit ndër personalitetet më të përparuara të lëvizjes kombëtare shqiptare në fillim të shekullit të XX.

Atdhedashuria dhe kontributi i tij në çështjen shqiptare e ngrenë Ismail Qemalin në krye të figurave tona kombëtare. (TCH)